Telegrafi

Nëse pranohemi në FIFA, ky është grupi që do të garojmë në kualifikimet e botërorit (Foto)

Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit në kongresin e mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Pas pranimit të FFK-së në UEFA, më 13 maj do të mbahet edhe Kongresi i FIFA-s në Meksikë, me ç’rast do të votohet për pranimin ose jo të Kosovës në këtë shtëpi të futbolli.

Në rast se merret vendim pozitiv për Kosovën edhe në Kongresin e FIFA-s, atëherë përfaqësuesja do të jetë pjesë e kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018, transmeton Telegrafi.

Në fakt, grupi H dhe I janë me pesë shtete dhe në njërën prej këtyre do të vendoset edhe Kosova.

Kujtojmë se pro Kosovës votuan 28 anëtarë, ndërsa 24 ishin kundër dhe dy abstenuan. /Telegrafi/