Site icon Telegrafi

Nëse pini antibiotikë: Këta artikuj duhet t’i hani më shumë!

Periudha dimërore me vete gjithmonë sjell ftohje dhe infeksione të ndryshme të cilat patjetër duhet t’i shërojmë shpejt në mënyrë që sa më parë t’u kthehemi aktiviteteve të përditshme

Edhe pse na janë aleatë në luftën kundër infeksioneve bakteriale, antibiotikët i kanë edhe efektet e padëshiruara nga të cilat duhet pasur kujdes, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, konsumimi i artikujve të caktuar mund të na ndihmojë që efektet e padëshiruara t’i zbusim dhe t’i pengojmë.

Çfarë janë antibiotikët?

Antibiotikët janë ilaçe që përdoren për të penguar bakteret dhe për të trajtuar sëmundjet. Antibiotikët natyrorë janë substanca që rrjedhin nga barishtet, shtesa të substancave të tjera që ndodhin natyrisht që tregojnë veti anti-mikrobike.

Ata janë në gjendje të luftojnë infeksionet bakteriale, virale, kërpudhore dhe parazitare dhe shpesh rekomandohen për infeksione të buta si diarre, infeksione të zorrëve, infeksione të traktit urinar, ftohje, kollë apo dhimbje të fytit shkruan

Antibiotikët shkatërrojnë bakteret e mira në stomak. Për këtë shkak është e nevojshme të kërkojmë forcë në formë probiotikësh.

Mirëpo, meqenëse probiotikët gjithashtu përbëhen nga bakteret e mira, këshillohet që të merren të ndara nga antibiotikët në mënyrë që të jenë më të efektshëm.

Gjithashtu, pas pushimit të terapisë me antibiotikë duhet vazhduar me konsumimin e probiotikëve në mënyrë që të rregullohet gjendja normale e florës së zorrëve.

Ushqimi i fermentuar

Ushqimi i fermentuar siç janë jogurti, djathi, hirra, kosi, bëhet me ndihmën e mikrobeve. Ato përmbajnë numër të caktuar të baktereve të shëndetshme siç janë laktobacilet.

Për këtë shkak është e dëshirueshme të shtohet konsumimi i këtyre artikujve gjatë terapisë, në kombinim me tabletat e probiotikëve.

Artikujt të cilët përmbajnë fibra

Artikujt të cilët janë më të pasur me fibra janë drithërat me kokrra të plota, frutat arrore, farat, perimet e gjelbra, pemët me kokrra, bananet etj.

Probiotikët në ushqim

Vera e kuqe përmban antioksidantin polifenol i cili nuk absorbohet me ndihmën e qelizave, por me ndihmën e baktereve në zorrë.

Edhe një artikull i tillë është kakaoja, sepse gjithashtu përmban polifenole.

Cilin ushqim duhet shmangur?

Grejpfruti është një ndër artikujt të cilët konsiderohen të padëshirueshëm në këtë periudhë për shkak të enzimave të cilat i përmban.

Gjithashtu dozat e mëdha të kalciumit mund të ndikojnë negativisht në absorbimin e antibiotikëve, mirëpo kjo ka të bëjë me artikujt siç është jogurti. /Telegrafi/

Exit mobile version