Assesi të gjeni personin e duhur? Femrat nuk i duan meshkujt e mërzitshëm, andaj bëni gjënë si në vijim
Nëse dëshironi të gëzoni partneren, atëherë kohë pas kohe bëni surpriza, sepse femrat nuk i duan tipat e parashikueshëm, ato veprimet e të cilëve, apo reaksionin mund paraprakisht t’i dinë apo së paku t’i parandiejnë, transmeton Telegrafi.
Në këtë, zonjat thonë, nuk ka sharmë, ndërsa monotonia në shumë raste mund të jetë “vrasëse” e partneritetit.
Femra kërkon një dozë eksitimi në marrëdhënie, një person i cili do ta befasojë dhe ta kënaqë herë pas here.
Mjafton që mashkulli partneren ta çojë në një darkë, në kinema apo ta befasojë me dhurata kur ajo atë nuk e pret apo kur nuk ekziston rasti.
Prandaj, nëse nuk dëshironi ta mërzisni gjysmën tuaj të bukur, përpiquni që herë pas here t’i bëni surpriza, të cilat do t’i kujtojë. /Telegrafi/