Sipas raporteve të mediave të huaja, qeveria e Arabisë Saudite janë duke negociuar një zgjidhje me princat dhe biznesmenët miliarderë, të ndaluar në muajin e kaluar si rezultat i një operacioni anti-korrupsion.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët sauditë janë duke u kërkuar atyre që të paguajnë 70 për qind të pasurisë së tyre në këmbim të lirisë.
Madje, sipas një burimi që e citojnë mediat e huaja, disa prej tyre tashmë kanë filluar të dorëzojnë pronën e tyre.
Më shumë se 200 biznesmenë, anëtarët e familjes mbretërore dhe ministrat u thirrën për një seancë në tetor lidhur me akuzat për korrupsion.
Zyrtarët e arrestuar thuhet se kanë rreth 800 miliardë dollarë të holla dhe asete së bashku. Midis tyre është edhe arabi më i pasur në botë, Princi Talal bin Abdulaziz al-Saud. /Telegrafi/