Telegrafi

Nëse pagjumësia do të ishte garë, gratë do e fitonin!

Një studim i ri që krahason gjumin e dobët midis më shumë se një milion të rriturve dhe fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë dhe Shtetet e Bashkuara zbuloi se gratë përjetojnë më shumë probleme të pagjumësisë sesa burrat në të tre vendet.

Trendi shfaqet gjatë pubertetit, “duke sugjeruar se faktorë si hormonet seksuale, stresi apo prindërimi në vazhdim”, mund të kontribuojnë në zhvillimin e pagjumësisë tek gratë, sipas studimit të botuar të hënën në revistën Nature Human Behavior.

Studimi gjithashtu zbuloi se gratë përdorin më shumë ilaçe për gjumë sesa burrat. Megjithatë, përkundër luftës së grave për të fjetur dhe përdorimit të mjeteve ndihmëse të gjumit, gratë nuk raportuan më shumë përgjumje se burrat gjatë ditës. Përveç grave, duhanpirësit, njerëzit me mbipeshë dhe njerëzit me origjinë jo-evropiane kishin më shumë gjasa të përjetonin gjumë të dobët, zbuloi studimi.

Gjetje të tjera shqetësuese: Më shumë se gjysma e fëmijëve mes moshës 14 dhe 17 raportuan se flinin më pak sesa rekomandon mjeku (8-10 orë në natë). Adoleshentët gjithashtu kishin më shumë gjasa të raportonin përgjumje sesa grupmoshat e tjera.

Simptomat e pagjumësisë, të tilla si vështirësia për të rënë dhe për të qëndruar në gjumë, rriteshin me rritjen e fëmijëve. Ndërsa disa nga hulumtimet u bënë në laboratorët e gjumit duke përdorur matje objektive, shumica u mbështetën në atë që njerëzit thanë për zakonet dhe cilësinë e tyre të gjumit. Një hulumtim i tillë nuk është aq i fortë, thanë autorët, por madhësia dhe qëllimi i hulumtimit u jep mjekëve njohuri për funksionimin e përditshëm.

Çfarë të bëni?