AKEP ka publikuar listën e 44 portaleve online qe duhet te regjistrohen, në të kundërt do të mbyllen.
Lista e portaleve është publikuar ne faqen zyrtare te Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare, i cili njofton se ka lënë në dispozicion një afat prej 72 oresh.
Sipas AKEP, regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al, raporton BalkanWeb.
“Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”- njofton AKEP.
AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online. AKEP i’u bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online”- njofton AKEP.
Kujtojmë se kreu i Qeverise, dha ultimatum për gjithë portalet se pari te heqin pre 24 orë gjithë reklamat e basteve, e me tej t’i nënshtrohen rrugës së legalizimit te aktivitetit te tyre.
“Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”, ka njoftuar Rama me një shënim në rrjetet sociale.
Lista e portaleve online qe duhet te publikojnë brenda 72 oresh niptin (NUIS) përkatës ne seksionin Kontakt te faqes se tyre online:
1 24-ore.com
2 360grade.al
3 Albpress.org
4 Alpenews.al
5 Argjirolajm.net
6 Botasot.info
7 Diell-online.al
8 Durreslajm.al
9 ekskluzive.al
10 eperditshmja.com
11 Exit.al
12 Folshqip.al
13 gazetaimpakt.com
14 Hashtag.al
15 Ina-online.net
16 InfoElbasani.al
17 infopasqyra.com
18 Insajderi.com
19 Javanews.al
20 Korrieri.org
21 Lajme.net
22 Lajmeonline.al
23 Lajmi.net
24 Lajmifundit.al
25 Liberal.al
26 Noa.al
27 Opinion.al
28 Opozita.com
29 Orikuminews.com
30 Pacensure.com
31 perqasje.com
32 Politiko.al
33 Publik.live
34 Reporter.al
35 Respublica.al
36 Sarandaweb.net
37 Shqiperia.com
38 Skandal.al
39 Sovrani.info
40 Superligash.com
41 Tesheshi.com
42 Tiktak.al
43 Tpz.al
44 Zjarr.tv /Telegrafi/