A ekziston vërtet një person i përsosur për ju? Shumica e njerëzve besojnë po!
Në fakt, anketimet e ndryshme tregojnë se mbi 80 për qind të amerikanëve besojnë në shpirtin binjak – apo në “fatin e jetës”, transmeton Telegrafi.
Por, ekspertët thonë se ndonjëherë mund ta ngatërroni fatin e jetës me një person të zakonshëm, prandaj duhet të keni kujdes.
Për të kuptuar nëse partneri me të cilin jeni për momentin është i duhuri për ju, keni parasysh këto shenja:
Ndiheni të sigurt me njëri-tjetrin
Është shumë e rëndësishme të ndiheni të sigurt në një lidhje. Jo vetëm se duhet të ndiheni e sigurt fizikisht, por edhe emocionalisht, mendërisht dhe seksualisht. Duhet të ndiheni se jeni e lirë që gjithmonë të jeni vetvetja pavarësisht çfarë ndodhë – dhe se gjithmonë do ta keni mbështetjen e partnerit.
Nëse nuk i keni këto ndjenja të sigurisë me partnerin aktual, atëherë ai nuk është i duhuri1
Argëtoheni së bashku
Kjo është pikë shumë e qartë besojmë, por duhet të keni parasysh se ekzistojnë shumë çifte që nuk argëtohen së bashku.
Është e rëndësishme që të qeshni me njëri-tjetrin dhe të bëni gjëra argëtuese, përndryshe jeta është e shkurtë për të mos qeshur derisa t’iu dhemb barku!
Përveç këtyre, shenja tjera që tregojnë se ai është i duhuri, janë transparenca me njëri-tjetrin, shija e njëjtë e filmave, sinqeriteti, komunikimi i mirë, etj. /Telegrafi/