Telegrafi

Nëse nuk mund ta keni iPhone 6s ose Galaxy S7, ja zëvendësimi më i mirë!

Oppo i ka lansuar zyrtarisht modelet e reja  R9 dhe R9 Plus. Telefonat e rinj të kompanisë kineze duken si një kombinim perfekt i iPhone 6s dhe Samsung Galaxy S7, por kamera e tyre e përparme sjell 16MP.

Modeli R9 sjell kamerën e përparme me 16MP, e cila është edhe më e fuqishme sesa ajo e pasme me 13MP. Ndërkaq, R9 Plus në të dyja anët ka kamerat me 16MP si dhe mundësinë e incizimit në 4K video.

Specifikat e tjera për Oppo R9 përfshijnë procesorin P10 të MediaTek Helio (një arkitekturë okta-core), 4GB RAM, 64GB memorie me microSD, ekranin në Full HD AMOLED me 5.5 inç, skanerin për gjurmë gishtash dhe një bateri prej 2850mAh.

R9 Plus vjen me Snapdragon 652, ekran deri në 6 inç dhe baterinë deri në 4,120mAh, edhe pse pajisjet janë shumë të ngjashme në të gjitha cilësitë e tjera.

R9 dhe R9 do të shiten për 430 dhe 510 dollarë respektivisht.