Në rrjetet sociale po shpërndahen pamjet e një qeni duke u zhytur në një pishinë në të cilën u hodh në mënyrë interesante.
Një profil në Twitter i quajtur Buitengebieden postoi një video gazmore të një qeni në një oborr me një pishinë, duke u hedhur në një pishinë, përcjell Telegrafi.
Ai më pas është zhytur për disa sekonda dhe më pas duke notuar ngadalë drejt daljes.
Siç shihet, “qeni dukej i lodhur nga vapa”, kështu që nxitoi dhe u zhyt me shpejtësi.
Ai përfundimisht doli nga pishina, u “shkund” dhe vazhdoi të shijonte oborrin e shtëpisë së tij. /Telegrafi/
https://twitter.com/buitengebieden_/status/1516155074170474509?s=20&t=hoknz7jBbq3P7PRPkOEKAQ