Site icon Telegrafi

Nëse nuk i nuhatni këto pesë aroma nuk i keni punët mirë

Të rriturve iu kërkua që të dallonin mentën, peshkun, portokallin, trëndafilin dhe lëkurën, 39 për qind me funksionin më të keq të nuhatjes ishin të gjithë të vdekur brenda pesë vjetëve.

Megjithatë, nuk është krejt edhe aq keq.

Hulumtuesi kryesor i studimit, prof. Jayant Pinto, thotë se zbulimi mund të ndihmojë në prioritetizimin e pacientëve të cilët janë më shumë në rrezik nga vdekja ashtu që të mund t’u kushtohet kujdes shëndetësor para se të jetë tepër vonë.

Mosfunksionimi i nuhatjes është një shenjë paralajmëruese, një sistem i paralajmërimit të hershëm i cili tregon se dëmi mund të jetë bërë.

“Gjetjet tona mund ta ofrojnë një provë të dobishme klinike, një mënyrë të shpejtë dhe të lirë të identifikimit të pacientëve që janë në rrezik më të madh”, shtoi ai.

Duhet të theksohet se humbja e të nuhaturit mund të jetë gjithashtu vetëm një shenjë e ftohjes shumë të keqe. /Telegrafi/

Exit mobile version