Telegrafi

Nëse nuk e keni ditur, kjo është arsyeja se pse shërben vrima në kapësen e shpagetave? (Foto)

Të gjithë e keni në shtëpi një mjet që shërben për të kapur fijet e shpagetave të ziera, për t’i vendosur në pjate. Por, për çfarë arsye shërben vrima në të?

Me anë të kësaj hapësirë mund të matni porcionin e saktë, për secilin person që do të ha, transmeton Telegrafi. Vendosni në këtë vrimë shkopinjtë e pazier, derisa nuk i zë më. E, kjo është masa që nevojitet për një person.

Përsëriteni këtë procedurë për aq njerëz sa do të ulen për të ngrënë. /Telegrafi/