Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe ka goditur kritikët në një intervistë të dhënë së fundmi, e cila kishte të bënte me formën e tij jo të mirë.
Mbappe ka dhënë një intervistë për mediumin Canal+, e cila do të transmetohet të dielën.
Ylli i Real Madrid foli me gazetarin Mouloud Achour në emisionin Clique, duke ofruar një pasqyrë të perspektivës së tij.
Dimanche 8 décembre, Kylian Mbappé sera l’invité de Mouloud Achour dans un numéro exceptionnel de Clique, diffusé en clair à 19h30 sur CANAL+ et disponible sur myCANAL. pic.twitter.com/lKzMma2nHZ
— CLIQUE (@cliquetv) December 6, 2024
“Çështja është kjo: kur një yll qëndron i heshtur, njerëzit flasin për ty sepse duhet të flasin për ty!”.
“Çdo ditë, diçka ndodh dhe unë nuk flas me askënd. Kjo është arsyeja pse unë po flas me ju sot”.
“Në një moment, ju duhet të flisni hapur. Njerëzit duhet t’ju dëgjojnë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/