Site icon Telegrafi

Nëse një femër mendon se po e tradhton partneri, kjo mund të jetë e vërtetë…

Dyshimet se partneri po ju tradhton, është dilemë e vështirë për tu zgjidhur. Por, nëse jeni femër, mundësitë janë të mëdha që partneri me të vërtet po ju tradhton.

Sipas një anketimi të kryer nga ‘Illicit Encounters’, 79 për qind e grave dhe 49 për qind e meshkujve kishin hamendësuar me saktësi nëse partneri ishte duke tradhtuar, transmeton Telegrafi.

Sajti i takimeve për njerëz të martuar gjithashtu ka zbuluar se gratë ishin dyfish më të prira ta konfrontonin burrin e tyre nëse ato do të dyshonin se është duke tradhtuar.

Ato gjithashtu ishin dyfish më të prira ta punësojnë një hetues privat për ta hetuar partnerin.

Veç kësaj, 85 për qind e grave dhe 82 për qind e meshkujve kanë pranuar se e kanë mohuar aferën e tyre kur janë ballafaquar me partnerin për këtë temë.

Christian Grant, zyrtar i sajtit në fjalë, thotë se femrat besojnë në intuitën e tyre, ndërsa meshkujt jo aq shumë.

“Ndoshta është intuita e mirë e grave, ose thjesht meshkujt janë duke bërë punë të tmerrshme sa i përket fshehjes së gjurmëve, por vlen të ceket se nëse jeni femër dhe dyshoni se partneri po ju tradhton, kjo gjë mund të jetë e vërtetë”, ka treguar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version