Bota e futbollit prej disa ditësh ka humbur të madhin Johan Cruyff.
Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, një nga ata që ka revolucionarizuar tërësisht mënyrën e të kuptuarit të sportit, si lojtar dhe trajner.
Përpara holandezit janë larguar për në botën tjetër edhe shumë lojtarë të mëdhenj që kanë shkruar historinë e këtij sportit.
Por nëse futbolli do të luhej edhe në parajsë cila do të ishte 11-shaj më e mirë?
Lev Yashin
Bobby Moore
Nilton Santos
Giacinto Facchetti
George Best
Socrates
Eusebio
Garrincha
Alfredo Di Stefano
Ferenc Puskas
Johann Cruyff