Telegrafi

Nëse në mbrëmje pini jogurt, ndërpriteni menjëherë!

Këtyre personave do t’u bëjë më shumë dëm se dobi

Produktet e qumështit, si p.sh. kosi dhe jogurti kanë avantazhet e tyre shëndetësore, mirëpo është e rëndësishme në cilën kohë të ditës konsumohet.

Kosi, si edhe jogurti, shumicën e njerëzve i freskojnë gjatë stinës së verës dhe mund të kombinohen me sallata të ndryshme, kombinohen shkëlqyeshëm me spinaq, por edhe me speca të mbushur. Varet kush si i do! – transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nuk rekomandohet që të konsumohen gjatë orëve të mbrëmjes, sepse krijojnë mukozë në kanalin e hundës, por ata që vuajnë nga astma, alergjitë dhe ftohjet mund të vuajnë edhe më shumë, por edhe t’ua përkeqësojnë simptomat.

Gjithashtu, kosi dhe jogurti përmbajnë baktere “të mira” të cilat ndihmojnë në tretje. Mirëpo, vonë në mbrëmje këto produkte shkaktojnë fryrje në stomak, si edhe djegësirë, andaj nuk do të mund të flini gjumë të rehatshëm.

Lexo po ashtu Filloni të hani jogurt çdo ditë! Ekziston shansi i madh që do të mund t’ju mbrojë nga një sëmundje e rrezikshme dhe malinje

Nga ana tjetër, këto produkte të qumështit ndihmojnë në procesin e tretjes, por gjithashtu edhe rregullojnë shëndetin e zemrës.

Janë të pasura me kalcium dhe proteina dhe janë të shkëlqyeshme për të gjithë ata që janë intolerantë ndaj laktozës. Për të mos përmendur përfitimet që ato ofrojnë për kockat dhe dhëmbët.

Prandaj, kini kujdes kur i merrni në trupin tuaj! /Telegrafi/