Në të vërtetë, të gjithë me siguri kemi dëgjuar për atë që kur ushqimi na bie në dysheme kemi pesë sekonda ta mbledhim, sepse bakteret akoma nuk e kanë “sulmuar”. A është kjo vërtet e saktë?
Fatkeqësisht ky është një trillim, dhe qe përse është kështu:
Anthony Hilton, matematikan, i cili ka bërë hulumtimin në këtë temë, thotë që, edhe pse mundësia e infektimit është e vogël nëse hani ushqimin i cili ju ka rënë në dysheme, më e sigurt është që ta shmangni atë, për arsye të shumta, transmeton Telegrafi.
E para, ushqimet e njomura dhe ngjitëse, siç janë makaronat dhe bonbonet në vete menjëherë tërheqin baktere të shumta, të cilat natyrisht nuk do të duhej t’i fusni në organizëm.
Arsyeja e dytë të cilën e ka theksuar është lloji i dyshemesë.
Shumica mendojnë që tepihët fshehin baktere dhe ndotje dhe u vjen gërdi ta hanë ushqimin që u ka rënë në to, mirëpo kjo në të vërtetë nuk është e saktë.
– Laminati dhe pllakat janë sipërfaqe shumë më të këqija, me më shumë baktere, shpjegoi Hilton për Daily Mail.
Shkencëtarët paralajmërojnë që nuk është dyshemeja e vetmja sipërfaqe së cilës duhet t’i frikësohemi.
Të gjitha sipërfaqet e kuzhinës janë përplot baktere dhe është e nevojshme rregullisht të pastrohen, mirëpo “armiku” më i madh janë pikërisht duart tona të cilat gjithmonë duhet t’i lajmë para konsumimit të ushqimit. /Telegrafi/