NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrahë zhvillimin e FSK-së në mandatin e tyre të tanishëm. FSK është forcë profesionale dhe burim i stabilitetit rajonal. Nëse mandati do të ndryshojë Këshilli Veri-Atlantik do të rishikojë angazhimin e NATO-s në Kosovë.
Kështu ka deklaruar gjenerali i KFOR-it, Salvatore Cuoci për magazinën informative “55 minuta” në RTK.
Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që për çfarëdo ndryshimi të mandatit të FSK-së, të konsultohen të gjitha komunitetet në Kosovë edhe aleatët e NATO-s.
Në pyetjen se cili do të jetë roli i NATO-së në Kosovë pas formimit të FSK-së, komandanti i KFOR-it ritheksoi se “në rast të ndryshimit të mandatit të FSK-së, Këshilli Veri-Atlantik do të rishikojë nivelin e angazhimit të KFOR-it në Kosovë”.
“Kjo do të thotë se 29 anëtarët e NATO-së duhet të dakordohen për fushëveprimin e ardhshëm të NATO-s në Kosovë”, ka deklaruar Cuoci. /RTK/