Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë në kualifikimet e Kampionatit botëror por ende nuk është i sigurt Grupi ku do të jetë.
Në garë janë dy grupe, ai H dhe ai I që kanë mbetur me nga pesë skuadra dhe në njërin prej tyre do të futet Kosova dhe në tjetrin Gjibraltari.
Në rast se Kosova do të futet në Grupin H, atëherë ndeshja e parë do të luhet në stadiumin ‘Adem Jashari’, në Mitrovicë përballë Greqisë.
Ndërkohë në rast se do të jemi në Grupin I atëherë ndeshja e parë do të luhet si mysafirë tek Finlanda. /Telegrafi/