Lionel Messi edhe pse në moshën 35 vjeçare, tregoi edhe njëherë një ndeshje të madhe ndaj Kroacisë, ku shënoi dhe asistoi në fitore me rezultat 3-0, për ta dërguar skuadrën e tij në finale .
Te harrojmë për një moment golin që erdhi nga penalltia dhe të ndalemi te asistimi.
Zhvillohej minuta e 69-të e ndeshjes kur Leo Messi merr një tonë në anën e djathtë të fushës, 40 metra larg portës. Numri 10-të i Argjentinës, takohet me Josko Gvardiol, njëri prej më të mirëve në këtë kampionat botëror.
Messi me top në këmbë merrte teren dhe Gvardiol e ndiqte. Në gjysmë të rrugës, 10-shi ndaloi dhe i ktheu shpinën. U duk se do të tërhiqej, por ai bëri dy hapa prapa dhe sulmoi sërish me më shumë forcë.
Leo ia mori kohën dhe e kaloi, për tu futur në zonë dhe për të asistuar te Julian Alvarez, i cili do të mbetet në histori si lojtari që shtyu topin në rrjetë pas lojës së bukur të Leos.
🇦🇷 Messi – 35 años
🇭🇷 Gvardiol – 20 añospic.twitter.com/BKEcYqbkKo— A PRESIÓN 🎙️ (@apresion1) December 13, 2022
Si ‘Loja e Leos’, po shihet ai moment që do të mbetet ikonik në një Kupë Bote. Nëse ju mungonte një kornizë për tregimin, tashmë e keni. /Telegrafi/