Site icon Telegrafi

Nëse merr drejtimin e Barcelonës, Xavi tashmë ka listën e tij se kë e do në stafin menaxhues

Xavi është i dëshpëruar për të sjellë Carles Puyol si një anëtar të stafit të tij stërvitor nëse ai merr drejtimin e skuadrës së Barcelonës.

Ish-mesfushori i Blaugranas ka qenë në bisedime për t’u ribashkuar me klubin pas shkarkimit të Ronald Koeman javën e kaluar.

Xavi aktualisht është duke menaxhuar Al Sadd në Katar dhe është i prirur të rifreskojë stafin e Barcelonës nëse ai arrin marrëveshje.

Miquel Blazquez ka pretenduar se një person i përfshirë në këtë është Puyol, i cili ishte kapiten për pjesën më të madhe të karrierës së Xavit në Camp Nou.

Besohet se Xavi dëshiron që legjendat e Barcelonës të përfshihen më shumë në regjimin e tij dhe mendon se Puyol është një kandidat perfekt.

Barcelona ka të ngjarë të shkojë për këtë skenar, pasi aktualisht ndodhet në vendin e nëntë në La Liga pas 11 ndeshjeve dhe u duhet ndryshime në ndeshjet e ardhshme.

Presidenti Joan Laporta zbuloi gjatë fundjavës se aktualisht është në bisedime me 41-vjeçarin, por që ende nuk ka diçka konkrete mes të dyja palëve. /Telegrafi/

Exit mobile version