Liberta Spahiu duket e revoltuar lidhur me shkrimet se mund të ketë bërë ndërhyrje.
“Miq të dashur ejani dhe prekni me dorë pjesët e mia të “intervenuara” në trup e fytyrë…kënaqem…#imbecilpopull. Analfabetë përjetë e mot”, ka shkruar Liberta në Facebook.
Ajo në këtë formë i është përgjigjur shkrimeve ku thuhej se po kryen ndërhyrjeve kirurgjike në fytyrë.
Në një fotografi të publikuar prej Libertës teksa shihet duke kryer ndërhyrje estetike ka shkruar “Për një lëkurë të pastër dhe përplot shkëlqim sidomos gjatë këtyre ditëve të ndotura. Mezoterapia”. /Telegrafi/