Kënga origjinale e Dj Blunt dhe Real 1, e cila së fundmi e pati edhe një ndryshim me hyrjen e Ledrit në këngë, ka edhe një remiks tjetër.
Në tinguj oriental, apo më popullor ka ardhur Giti, i cili i ka dhënë një transformim tejet interesant këngës.
Shikoni dhe dëgjoni këtë remiks mjaft interesant, i cili ka potenciale që të lë në hije ndoshta edhe versionin origjinal të punuar nga Dj Blunt dhe Real 1.
Videon e ka xhiruar Valon Aziri. /Telegrafi/