Site icon Telegrafi

“Nëse martirizoheni, ne do t’ju nderojmë!”: Kritika në drejtim të Erdoganit, për fjalët që i tha vajzës së vogël, të veshur me uniformë (Video)

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, është kritikuar pasi i ka thënë një vajze me uniformë ushtarake se ajo do të nderohet nëse vritet gjatë luftës.

“Nëse ajo martirizohet, ata do të vënë një flamur mbi të”, i tha ai vajzës së vogël që po qante në një kongres televiziv të partisë së tij AK.

Dhe fjalimi i tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është përshkruar si “abuzim i fëmijëve” dhe një glorifikim i vdekjes.

Në një rast, transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, vajza e re e veshur si një ushtar duket të ketë kapur vëmendjen e presidentit Erdoganit, i cili pastaj e fton atë në skenë.

“Shikoni se çfarë po shihni këtu! Vajzë, çfarë po bën këtu? Kemi beretat tona, por beretat nuk qajnë”, i tha ai, duke iu referuar veshjes së veshur nga Forcat Operacionale Speciale Turke.

“Ajo ka edhe një flamur turk në xhepin e saj … Nëse ajo martirizohet, ata do të vënë një flamur mbi të,…”, tha ai gjatë kongresit në qytetin jugor të Kahramanmaras të shtunën.

“Ajo është gati për gjithçka, apo jo?” Vajza u përgjigj: “Po”.

Erdogan pastaj puthi fytyrën e saj dhe e lejoi të shkojë. Vajza nuk është identifikuar dhe nuk ishte e qartë përse ajo kishte veshur uniformë ushtarake.

Ndërkohë përdoruesit në rrjetet sociale kanë dënuar fjalimin e Erdogan, duke e krahasuar atë me “abuzimin e fëmijëve”.

Një komentues ka shkruar: “Është një turp, është shumë keq. Ajo është vetëm një fëmijë,…”.

Gjithsesi ai ende nuk i është përgjigjur kritikës.

Nuk është hera e parë që komentet e Erdogan për martirizimin kanë shkaktuar kundërthënie në Turqi, ku çdo ushtar ose oficer i policisë i vrarë në detyrë konsiderohet një “martir”, thotë Onur Erem i “BBC Turkish”.

Gjithashtu sipas këtij mediumi, kundërshtarët e Erdoganit e kritikojnë atë për përdorimin e funeralit të ushtarëve të vdekur dhe fëmijëve për fjalime shumë të politizuara.

Ata gjithashtu thonë se djemtë e tij kanë shmangur shërbimin ushtarak, por mbështetësit e tij nuk duket të ndikohen. /Telegrafi/

Exit mobile version