Luis Enrique e ka identifikuar transferimin e tij të parë nëse bëhet trajneri i Chelseat.
Ish trajneri i Barcelonës, shihet si favoriti kryesor për ta zëvendësuar Antonio Conte, për të cilin kishte një mbledhje të bordit të Chelseat me në krye pronarin Roman Abramovich.
Enrique mbetet në pritje, pasi mësohet që parimisht i ka thënë po kalimit te klubi londinez.
Sipas gazetarit Eduardo Inda, të El Chiringuito, Enrique tashmë ka filluar të mendojë edhe për përforcime.
“Luis Enrique do të shkojë te Chelsea. Ne e dimë që qëllimi kryesor i tij ëeshtë që ta marr Luis Suarezin”, ka thënë ai.
Suarez e njeh mjaftë mirë Ligën Premier pasi ka luajtur me Liverpoolin për disa vite.
Suarez dhe Enrique ishin së bashku te Barcelona dhe arritën shumë suksese. /Telegrafi/