Telegrafi

Nëse lojtarët nuk pajtohen t’i ulin pagat – Barcelona në Vitin e Ri futet në bankrotim

Barcelona është duke hasur në probleme financiare dhe mund të futet në fazën e bankrotimit, raporton Marca.

Klubi katalunas ka kërkuar nga lojtarët që të ulin pagat e tyre, mirëpo deri më tani këta të fundit po refuzojnë.

Blaugranasit nuk qëndrojnë aspak mirë financiarisht me krizën e shkaktuar nga COVID-19, andaj klubi rrezikon të hyjë në krizë.

Bordi i Barcelonës u ka kërkuar lojtarëve që të ulin pagat e tyre, në mënyrë që t’i shpëtojnë kësaj krize që ka mbërthyer klubin.

Klubi paguan mbi 190 milionë euro për pagat e lojtarëve dhe stafit teknin, derisa vetëm Lionel Messi fiton mbi një milionë euro në javë.

Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll, Barcelona rrezikon qysh në Vitin e Ri që të futet në fazën e bankrotimit dhe kjo mund të sjell largimin e disa lojtarëve dhe stafit teknik. /Telegrafi/