Paris Saint-Germain duket se është e pafuqishme që të mbajë Kylian Mbappe në skuadër.
Skuadra franceze tashmë është në dijeni se Real Madridi, Barcelona, Manchester City e Liverpooli e duan transferimin e talentit të tyre.
Por, PSG do të kërkojnë rreth 200 milionë ero për kartonin e tij, e që katër skuadrat duhet të angazhohen shumë për të arritur këtë shumë.
Në rast se ndonjëra prej tyre e transferon Mbappen, atëherë ata do të hidhen në sulm për shërbimet e Mohamed Salahut.
Sipas asaj që raporton Liverpool Echo, kampioni i Ligue 1 shpreson që t’i marrë shërbimet e egjiptianit që nuk është i lumtur në Anfield.
Për një shumë rreth 120 milionë euro, PSG mund të marrë kartonin e Salahut, qysh në verën e këtij vitit. /Telegrafi/