iPhone i ardhshëm – i vendosur për të dalë në treg në shtator të 2017 – shënon 10 vjetorin e telefonit tashmë më të famshëm në botë të prodhuar nga gjiganti Apple.
Dhe për të festuar këtë rast, shumë media dhe njerëz janë duke spekuluar se kompania do të prezantojë një dizajn të ri të iPhone me përbërje të plotë nga xhami, i plotësuar me një ekran të lakuar OLED.
Më tej thuhet se iPhone 8 do të ofrojë edhe teknologjinë për njohjen e fytyrës, dhe mbushësin pa tela.
Gjithashtu është thënë disa herë tashmë se Apple do ta heq butonin e përparëm Home nga përdorimi.
Për tu rikthyer tek dizajni origjinal i telefonit, modeli më i ri – iPhone 8 thuhet se do të ketë edhe mbështjellësin e pasmë prej xhamit, si dhe skajet e lakuara, me pamje shumë unike.
Ja konkurrenca e Samsung Galaxy S8, nëse ky është iPhone 8!