Telegrafi

Nëse keni valixhe të këtillë, më NUK mund ta merrni me vete në avion

Rregulla të reja të avio-kompanive do t’ju detyrojnë që të blini valixhe të reja. Ja çfarë kanë ndryshuar.

Dimensionet e valixheve të dorës deri tani kanë qenë 55 cm të larta, 40 cm të gjera dhe 25 cm të thella, të cilat i kanë respektuar prodhuesit, që do të thotë që valixhja juaj e dorës, pothuajse me siguri, është përafërsisht e dimensioneve të tilla, por me siguri më e madhe se standardet e reja, të cilat janë: 55 cm e lartë, 35 cm e gjerë dhe 20 cm e thellë.

Masat e reja i ka përcaktuar Shoqata ndërkombëtare e avio-transportit, institucion kryesor kur është fjala për komunikacionin ajror, transmeton Telegrafi.

Shoqata ka mbledhur 251 kompani, të cilat nuk janë të detyruara të marrin standardet e rekomanduara, por në praktikë rrallë ndodh që rekomandimet e saj të mos respektohen.

Tashmë rreth 50 kompani i kanë miratuar standardet e reja, ndërkaq ekspertët konsiderojnë që edhe kompanitë e tjera shpejt do të pasojnë shembullin e tyre.

Pothuajse të gjitha valixhet të cilat janë prodhuar për këtë qëllim mund të shërbejnë edhe si valixhe dore, janë më të mëdha se dimensionet e parapara me standardet e reja.

P.sh., në fotografi është valixhja e dimensioneve 55-35-25, gjë që sipas standardeve të vjetra është e pranueshme, me të rejat jo. /Telegrafi/