Site icon Telegrafi

Nëse keni pika të bardha në dhëmbë, menjëherë shkoni te doktori!

Pikat e bardha në dhëmbë mund të jenë simptomë e hershme e kariesit, i cili është ndër sëmundjet më të zakonshme në fëmijëri.

Thuhet se astma është ndër sëmundjet më të zakonshme te fëmijët, mirëpo faktikisht shkatërrimi i dhëmbëve është pesë herë më i zakonshëm sesa astma.

Ky proces mund të ndalohet te fëmijët dhe të rriturit.

Tek të rriturit, pikat e bardha në dhëmbë, e veçanërisht nëse gjenden afër mishrave, janë shenja më e dukshme se dhëmbi ka filluar të dëmtohet.

Këto pika të bardha formohen kur mineralet fillojnë të qëndrojnë nga pjesa e jashtme e dhëmbët (smalti). Nëse bakteret në gojë janë të ekspozuara ndaj karbohidrateve si sheqeri, atëherë fillojnë të nxjerrin acid, i cili e sulmon strukturën e smaltit të dhëmbit.

Në këtë fazë, procesi i shkatërrimit mund të ndalohet dhe rikthehet në gjendjen e mëparshme.

Këtë mund ta bëni edhe në shtëpi duke përdorur krem me fluor apo pastë të dhëmbëve.

Veç kësaj, edhe duhet ta zvogëloni numrin e shujtave që i hani në ditë.

Preferohet që fëmijën me pika të bardha në dhëmbë ta dërgoni te dentisti. /Telegrafi/

Exit mobile version