Varianti Omicron ka sjellë një rritje të mprehtë të numrit ditor të rasteve të raportuara me coronavirus në të gjithë botën.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se simptomat e Omicron mund të ndryshojnë nga tri simptomat kryesore që është thënë t’i kemi kujdes. Omicron mendohet të ketë pesë simptoma kryesore, asnjëra prej të cilave nuk përputhet me tri “zyrtaret”. Cilat janë ato?
Gjatë gjithë pandemisë së coronavirusit, tri simptomat kryesore që NHS i kanë thënë publikut që të kenë kujdes kanë mbetur të qëndrueshme: temperaturë e lartë, kollë e re dhe e vazhdueshme dhe një ndryshim në shqisën e nuhatjes ose shijes, shkruan Express.co.uk.
Sidoqoftë, përvojat e njerëzve që kanë pasur COVID-19 dhe të dhënat nga studime të tjera si studimi i ZOE COVID sugjerojnë se simptomat e coronavirusit mund të jenë shumë më të ndryshme.
Në fakt, sipas ZOE, vetëm 50 për qind e njerëzve me COVID-19 përjetojnë simptomat ‘kryesore’.
Të dhënat e disponueshme deri më tani sugjerojnë se simptomat e Omicron mund të ngatërrohen lehtësisht me një ftohje të zakonshme.
Cilat janë pesë simptomat kryesore të Omicron?
Sipas studimit të ZOE COVID, pesë simptomat kryesore të Omicron dhe Delta janë:
-
Rrjedhja e hundës;
-
Dhimbja e kokës;
-
Lodhja;
-
Teshtitja;
-
Dhimbja e fytit.
Njerëzit kanë raportuar gjithashtu një humbje të oreksit dhe ‘mjegull të trurit’ si simptoma.
Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, ndiheni sikur jeni ftohur ose keni ndonjë nga tri simptomat kryesore (ethe, kollë e re dhe humbje e shijes ose nuhatjes) duhet të testoheni. /Telegrafi/