Këto lule nuk mund të përballojnë temperatura të ulëta
Ato duhet të zhvendosen në shtëpi para se të bjerë temperatura e vjeshtës dhe të mbahen të ambiente të ngrohta deri në pranverë.
Gjithashtu, ekziston një detaj që duhet respektuar kur “i zhvendosni” lulet nga hapësira e hapur në hapësirë të mbyllur, transmeton “Lifehacker”, përcjell Telegrafi.
Është e nevojshme t’i inspektoni bimët në detaje, për t’u siguruar që ato të mos sulmohen nga dëmtuesit si p.sh. morrat e bimëve.
Ju gjithashtu mund të rimbillni lulen, dhe pastaj të kontrolloni nëse rrënja e bimës është e shëndetshme.
Për më tepër, kur lulja të gjendet në mjedisin e saj të ri, do të ishte mirë të zvogëloni ujitjen ose ta ndaloni atë plotësisht.
Nëse keni ndonjë nga lulet e mëposhtme në kopsht ose në tarracë, rekomandohet që t’i fusni ato në shtëpinë tuaj sa më shpejt të jetë e mundur:
▪ Kaktuse,
▪ Agrume,
▪ Hibiskusë tropikalë,
▪ Jasemin,
▪ Palma,
▪ Begonia,
▪ Brugmansia,
▪ Banane.
/Telegrafi/