Site icon Telegrafi

Nëse keni kanakarë shtëpiakë, këto lule assesi nuk bën t’i mbani në shtëpi

Disa lule të dhomës mund të jenë helmuese dhe të rrezikshme për kanakarët shtëpiakë – qenin apo macen

Ekspertët kanë lëshuar një paralajmërim që disa bimë dhe lule mund të kenë aromë tërheqëse, por njëkohësisht të dëmshme për miqtë tanë me katër këmbë.

Sapo ndonjëri prej tyre të bjerë në kontakt ose të ushqehet me to duhet menjëherë ta çoni tek veterineri, transmeton Telegrafi.

Njëra ndër lulet e cila është goxha e popullarizuar për mbajtje në shtëpi është Lule Shqiponja (Monstera deliciosa), përkatësisht Philodendron, e cila nëpër gjethe ka çarje.

Kjo lule është relativisht e lehtë për mirëmbajtje, andaj shumica e mbajnë në shtëpi, mirëpo përmban kalcium oksalat të patretshëm i cili është shumë toksik për macet.

Nëse macja shtëpiake arrin në kontakt me këtë lule, mund t’i ndodhin djegie të forta në gojë dhe gjuhë, ënjtje të gjuhës dhe vjellje.

Edhe pse aloe vera është e shkëlqyeshme për njerëz dhe ka ndikim të efektshëm në shëndet, kjo lule është toksike për kafshët dhe te macet mund të shkaktojë letargji, vjellje dhe diarre.

‘Crassula‘, e njohur si dru i parave, gjithashtu është e shpeshtë në shtëpitë tona, mirëpo është toksike për qen dhe mace, por mund të shkaktojë simptoma të vjelljes, letargjisë, depresionit dhe dezorientimit.

Kaktusi, të cilin ndryshe e quajmë edhe “gjuhë e vjehrrës” duket shumë interesant dhe praktik për shkak se nuk i nevojitet shumë dritë.

Kjo lule nuk është toksike për njerëzit, por për qentë dhe macet, te të cilat shkakton krupë, vjellje dhe diarre. /Telegrafi/

Exit mobile version