Aleksandër Gjoka i ka mahnitur të pranishmit dhe shikuesit e një emisioni televiziv, kur befas, pa u përgatitur dhe pa një mikrofon të përshtatshëm ka nisur të këndojë një prej këngëve të tij.
Në një moment gjatë emisionit, njëri nga të pranishmit i kërkon rokerit që të interpretojë drejtpërdrejtë.
“Ti dyshon se unë nuk këndoj live?”, ishte pyetja e Gjokës, i cili u shtri dhe nga një pozitë relaksi ia nisi të këndonte.
Mahnituni me performancën e këngëtarit të madh në videon e mëposhtme. /Telegrafi/