Kunal Sood, një specialist i menaxhimit të dhimbjes nga Marylan, ka ndarë një metodë të lirë dhe jo-konvenvionale për dhimbjet në gju por edhe në nyje në përgjithësi.
Ai propozon që të mbështillni zonën e dhimbjes me disa gjethe të lakrës, shkruan New York Post.
“Gjethet e lakrës janë përdorur në disa kultura si një aplikim tipik për të reduktuar inflamacionin dhe dhimbjen”, shpjegoi Sood përmes një videoje në rrjetet sociale.
@doctorsoodHave you tried this before? 🥬♬ original sound – DoctorSood, M.D.
“Besohet se gjethet përmbajnë komponime me veti të mundshme anti-inflamatore. Gjethet zakonisht aplikohen në nyjën e prekur pasi të jenë të freskëta”, vazhdoi ai.
Hulumtimet e prekura në vitin 2022, zbuluan se një mbështjellja e nyjeve me gjethe lakre për një orë ishte po aq efektive në përmirësimin e funksionit të gjurit dhe dhimbjes te pacientët me osteoartrit sa një jastëk ftohës me xhel që mbahet për 20 minuta. /Telegrafi/