Është e vështirë të besosh se koha e pulovrave dhe trikove ka mbërritur. Temperaturat do të ulen ndjeshëm, shirat janë të paparashikueshëm, ndaj edhe gardëroba duhet ndryshuar.
Një gjë është e sigurt, pa dyshim – është koha për të blerë pulovrin e vjeshtës.
Tendenca më e re e këtij sezoni vijon të mbetet stili i supeve të hapura. Nëse e ke dashur shumë në verë, je me fat, sepse edhe vjeshta do të jetë për ty.
Një prekje elegante, trendi, me të gjitha ngjyrat dhe përmasat, por stili i hapure vazhdon të mbetet ndër më të preferuarit në blogeret apo stilistët që kanë filluar t’i propozojnë në faqet e tyre.
Kombinimi? Është shumë i thjeshtë. Me një palë çizme deri në kyçin e këmbës, xhinse të ngushta, funde, pantallona lëkure apo edhe kadife për mbrëmjet e gjata.
Po ashtu, në fundjavë me çizme të gjata dhe… me gjithçka!
Shiko fotot e mëposhtme dhe gjej stilin që të përshtatet.