Site icon Telegrafi

Nëse ke këtë grup gjaku, ka gjasa të qëndrosh e re për shumë vite

Ka shumë faktorë, që lidhen me ritmet e plakjes së çdo organizmi, si gjenetikë ashtu edhe faktorë të jashtëm, por një studim i ri, tregon një element që mund të mos e kemi marrë parasysh deri tani: grupin tonë të gjakut

Në fakt, ekspertët morën parasysh të dhëna të ndryshme për të arritur në përfundimin se personat me grup gjaku B janë më rezistent ndaj procesit të plakjes. Riparimi i qelizave dhe rigjenerimi i indeve ndodhin me një ritëm më të shpejtë, duke vonuar “plakjen” e trupit, si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm.

Studiuesit theksojnë, natyrisht, se kjo nuk e ndryshon rolin vendimtar që luan në plakje tre faktorë të tjerë: stërvitja, dieta dhe menaxhimi i stresit, shkruan revista “Planet Today”.

Ekziston një studim tjetër, nga Japonia, i botuar në revistën “Experimental Gerontology”, i cili lidh grupin e gjakut B me një jetëgjatësi më të gjatë.

Të tjerët, megjithatë, tregojnë të kundërtën. Njëri prej tyre (BMC Medicine) i lidh grupet e gjakut A dhe B me një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, por edhe me një rrezik më të lartë të kancerit të stomakut.

Pavarësisht nga grupi ynë i gjakut, një studim tjetër, nga Universiteti Stanford, zbuloi se ne plakemi ndjeshëm gjatë dy periudhave të jetës sonë: në mesin e të 40-ave dhe në fillim të viteve 60-ta, citon Anabel.

Ndryshimet molekulare që ndodhin gjatë këtyre dy fazave mund të shpjegojnë atë që ne shohim si shenja të papritura të plakjes, të tilla si rrudhat, lëkura e varur, flokët e thinjura, dhimbjet e muskujve dhe kyçeve dhe rritja e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve virale. /Telegrafi/

Exit mobile version