Telegrafi

Nëse kafsha juaj shtëpiake sillet kështu, urgjentisht dërgojeni te veterinari!

Të gjithë personat që posedojnë kafshë shtëpiake, janë në gjendje të bëjnë çmos për t’ua zgjatur jetën dhe për t’ua bërë sa më të lumtur atyre.

Por, shpeshherë pronarët e këtyre kafshëve përfundojnë në rrethana ku nuk mund të kuptojnë se çfarë po ndodh me të dashurit e tyre katër-këmbësh, transmeton Telegrafi.

Ndër sjelljet më të çuditshme që kafshët i bëjnë, është edhe tendenca për tu fshehur. Por, çfarë do të thotë nëse macja apo qeni juaj dëshiron të fshihet?

Nëse një qen apo mace papritmas fillon të shmangë kontaktin, fillon të fshihet në shtëpi apo përvetëson ndonjë sjellje tjetër të ngjashme e të pazakontë, atëherë kjo është shenjë e qartë se ka nevojë të kontrollohet nga veterinari për dëme fizike apo sëmundje më të rënda. /Telegrafi/