Telegrafi

Nëse ka ultimatume, Maicon qëndron

Marca kishte pohuar paradite se Real Madridi i ka bërë një ofertë të panegociueshme Interit në formë ultimatumi prej 22 milionë eurosh. Megjithatë, sipas agjentit Antonio Caliendo, vënia e Interit në një pozicion, ‘ose krejt ose hiq’ është në dëm të Realit.

“Ultimatum nga Reali? Ne nuk dimë asgjë për këtë, por do të ishte mosrespektuese. Nëse gjërat qëndrojnë si janë, atëherë ai do të mbetet te Interi. Maicon ende nuk ka biseduar me Benitez. Unë kam tentuar ta mbaj Maiconin sa më larg spekulimeve të merkatos, sepse ai e meriton një pushim trejavorë nga dramat e spekulimeve”, theksoi Caliendo për Sky Sport Italia. /Telegrafi/