Telegrafi

‘Nëse ka dënime për vjedhje të qebapëve, të ketë edhe për ata që bënë larje parash në Belize’

Qytetarët në Kriva Pallankë pavarësisht reshjeve të shiut, dje dolën përsëri në protestë për të shprehur mbështetjen e pakushtëzuar për Zyrën e Prokurorisë Speciale, me qëllim për të hetuar të gjitha rastet që dolën nga përgjimet e publikuara nga opozita maqedonase, ku janë të përfshirë zyrtarët e tanishëm dhe të mëparshëm të qeverisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Para ligjit të gjithë duhet të janë të barabartë. Nuk mund dikush për qebapë të gjykohet disa vite në burg, kurse për ata që morrën paratë tona në Belize dhe në Panama dhe të cilët manipuluan tenderët dhe falsifikuan zgjedhjet, as edhe në paraburgim të mos shkojnë”, porositën qytetarët në Kriva Pallankës dje në vazhdën e protestave të ‘Revolucionit Laraman’. /Telegrafi/