Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni ka përfunduar të gjithë përgatitjet e duhura që procesi i votimit të shkojë sipas Ligjit për zgjedhje, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nëse qytetarët pengohen për të votuar atëherë të njetit mund të ju drejtohen këtyre institucioneve dhe organizatave që janë në gatishmëri: Komisionet komunale të KSHZ-së, vëzhguesit e KSHZ-së, vëzhguesit e MOST-it, vëzhguesit e CIVIL, vëzhguesit e ambasadave të shteteve të huaja në Maqedoni, policisë që është para çdo vendvotimi, Prokurorisë Themelore Publike, Komiteti i Helsinkut dhe OSBE-ODIHR-it.
Pritet që dalja në zgjedhje të jetë më e madhe në këtë ditë zgjedhjesh për rrethin e dytë, ku vendoset për 35 komuna. /Telegrafi/