Telegrafi

Nëse ju ka ikur: Shikojeni golin e Nedim Bajramit nga gjuajtja e lirë ndaj Milanit

Milani triumfoi 3-1 ndaj Empolit, por që për të marrë tri pikë, iu deshën shumë mund dhe të kalonin nëpër një presion të madh.

Kampioni në fuqi kishte menduar se goli i Ante Rebic në minutën e 79-të ua fitoi tri pikë, por gjërat nuk dolën të jenë ashtu.

Nedim Bajrami (90+1) lëshoi një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë, për të mposhtur portierin e Milanit dhe për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Mirëpo, goli i lojtarit shqiptar u zhvleftësuar nga golat e Fode Ballo-Toures dhe Rafael Leaos, që ia fituan Milanit pikët e plota.

Por, goli i Bajramit padyshim që është tejet i bukur dhe ia vlen të shikohet disa herë në reprizë. /Telegrafi/