Site icon Telegrafi

Nëse ju dridhen duart, mos bëni panik!

Ja se çfarë do të thotë kjo. Është e zakonshme që njerëzit në një fazë të jetës së tyre të kenë dridhje duarsh në situata të panjohura apo gjatë motit të ftohtë

Sipas një publikimi në një gazetë gjermane për persona të moshës së tretë Senioren Ratgeber, janë të shumtë shkaktarë, të cilët ndikojnë në dridhje duarsh.

Është më se e sigurt që dridhja është e shkaktuar nga çrregullimet metabolike apo nga nervozizmi, transmeton Telegrafi.

Dridhja e duarve është e paqëllimtë, me lëvizje ritmike, të ndryshueshme apo osciluese reciproke të grupeve të palidhura të muskujve.

Ajo në mënyrë tipike përfshin duart, kokën, pjesët e fytyrës, skërfyellin, trupin apo këmbët.

Kur hetoni rrëqethje në situata të papritura apo gjatë motit të ftohtë, kjo është krejtësisht normale. Mirëpo, nëse rrëqethja (dridhja) zgjat në një periudhë më të gjatë kohore, duhet të shkoni te mjeku.

Te 10 për qind të personave të moshës mbi 50 vjeç dridhja është e lidhur me hipertireozën, përkatësisht me punën e shpejtë të gjëndrave tiroide, me sëmundje të veshkave apo me diabetin.

Dridhja fiziologjike është shkaktari më i shpeshtë e rrëqethjeve te personat e shëndetshëm.

Është përherë e pranishme, mirëpo zakonisht shkakton aq lëvizje të imta sa që mund të vërehet vetëm me rastin e marrjes së ilaçeve të caktuara apo në rrethana të caktuara (p.sh. te anksioziteti, stresi, lodhja, konsumimi i kafeinës, marrja e disa llojeve të ilaçeve, mungesa e vitaminave…).

Në disa raste rrëqethja thjesht është e lidhur me moshën.

Te përafërsisht 5 për qind e njerëzve më të moshuar se 65 vjeç shfaqet dridhja esenciale.

Çfarë e shkakton dridhjen, nuk është e njohur, mirëpo nëse përkufizon distancën e lëvizjeve apo ndikon në cilësinë e jetës, ekzistojnë ilaçe të cilat mund t’i shërojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version