Telegrafi

Nëse jo De Jong – atëherë Manchester Unitedi synon transferimin e mesfushorit nga Serie A

Manchester United duket se po e zbehë interesimin për Frenkie de Jong, pasi është saga më e gjatë e këtij afati kalimtar.

Djajtë e Kuq janë duke u përgatitur për një shënjestër tjetër, nëse nuk ia dalin të transferojnë mesfushorin holandez.

Manchester United synon mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij, raporton Goal.

Lexo po ashtu Kjo video e shpjegon më së miri se përse Unitedi e do me ngulm transferimin e De Jong

Erik ten Hag është i vendosur të sigurojë një mesfushor me cilësi të lartë dhe e sheh reprezentuesin spanjoll si një alternativë ideale nëse objektivi kryesor – De Jong nuk mund të sigurohet.

Por, as këtu Unitedi nuk e ka të lehtë, pasi Paris Saint-Germain është po ashtu i interesuar dhe po i prinë garës.

Madje, klubi francez po i ofron shërbimet e Keylor Navas, të cilin Napoli dëshiron ta transferojë në këtë afat. /Telegrafi/