Manchester United duket se po e zbehë interesimin për Frenkie de Jong, pasi është saga më e gjatë e këtij afati kalimtar.
Djajtë e Kuq janë duke u përgatitur për një shënjestër tjetër, nëse nuk ia dalin të transferojnë mesfushorin holandez.
Manchester United synon mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij, raporton Goal.
Erik ten Hag është i vendosur të sigurojë një mesfushor me cilësi të lartë dhe e sheh reprezentuesin spanjoll si një alternativë ideale nëse objektivi kryesor – De Jong nuk mund të sigurohet.
Por, as këtu Unitedi nuk e ka të lehtë, pasi Paris Saint-Germain është po ashtu i interesuar dhe po i prinë garës.
Madje, klubi francez po i ofron shërbimet e Keylor Navas, të cilin Napoli dëshiron ta transferojë në këtë afat. /Telegrafi/