Site icon Telegrafi

Nëse jeni fillestare në aplikimin e grimit, duhet ta shikoni patjetër këtë video

Është vështirë të bëjmë grim të mirë, sidomos kur jemi në fazën fillestare dhe nuk dimë se nga t’ia fillojmë.

Një influencere në YouTube ka folur për pesë produktet e make-upit që ajo do t’i përdorte nëse do të ishte fillestare në aplikimin e grimit.

Këto pesë produkte janë baza e asaj për të pasur një grim të thjeshtë dhe të mirë dhe do t’ju ndihmojnë që në të ardhmen të jeni më të mira në aplikimin e make-upit.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të adresoni çështjen e vetullave. Merrni një gjel me ngjyrë, dhe krihni vetullat. Do të shihni se do të kenë formë më të mirë por edhe volum. Mendojeni këtë gjel si një maskare për vetullat tuaja.

Produkti i dytë që duhet të keni është korrektori (concealer) dhe influencerja në video thotë se e rekomandon këtë përpara një fondatine.

Kështu ju nuk do të keni nevojë ta shtoni në të gjithë fytyrën tuaj dhe do të dukeni sa më natyrale.

Ajo e aplikoi korrektorin poshtë syve dhe në vendet e fytyrës ku ka shenja të kuqe apo edhe shenja të akneve.

Me një brushë, vlogerja e shtriu më pas korrektorin në pjesët e nevojshme të fytyrës.

Por, korrektori nuk do të mjaftojë që të zgjasë tërë ditën, kështu si produkt të tretë aplikoni pudër të thatë fytyrën tuaj.

Produkti i katër që rekomandoi ekspertja është aplikimi i ‘blushit’ në formë kreme; shkrijeni në pjesën e faqeve me një brushë ose edhe me gishtërinj. Këtë produkt ju mund ta përdorni edhe për të lyer buzët.

Si produkt të fundit, influencerja aplikoi maskare në qerpikët e saj, një produkt që ndihmon që sytë tuaj të duken më të mëdhenj dhe më të “gjallë”. /Telegrafi/

Exit mobile version