Site icon Telegrafi

“Nëse je burrë thuaje pa e vënë dorën në gojë”, lojtari i Getafes godet ashpër Gavin

Barcelona mbeti tejet e nervozuar për faktin se lëshuan pikë ndaj Getafes dhe duket se ky nervozizëm tejkaloi kufijtë, sidomos për Gavin, i cili shpeshherë u pa në situata të tensionuara me lojtarët e Getafes.

Disa prej fjalëve që mesfushori spanjoll ia tha lojtarit vendas Juan Iglesias, u zbuluan nga ky i fundit në një intervist ëpër COPE.

Mbrojtësi i Getafes pati disa fjalë për Gavin për të cilin madje tha se ka shfaqur ‘papjekuri’.

“Nuk më pëlqeu që Gavi na tha se do të shkojmë në kategorinë e dytë. Ai gjithashtu e tha këtë duke vënë dorën në gojë dhe unë i thashë atij, nëse je burrë për ta thënë këtë, bëje pa e fshehur veten”, ka thënë Iglesias.

 

Nuk është hera e parë kjo që ndodhin situate të tilla kur Barcelona luan në udhëtim ndaj Getafes dhe kjo e shtunë nuk ishte më ndryshe.

Këtë lëshim të blaugranasve do të synojë që më së miri ta shfrytëzojë Real Madridi, të cilët me një fitore eventuale në La Liga do krijonin epërsi prej shtatë pikësh me Barcelonën dhe do bëheshin lider të tabelës./Telegrafi/

Exit mobile version