Mesfushori brazilian i Juventusit, Hernanes ka zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë ndaj Cagliarit duke u vlerësuar pozitivisht.
Ai pas ndeshjes së fituar 4:0 nga kampionët e Italisë ka folur për mediat italiane.
Ish-anëtari i Interit dhe Lazios ka folur edhe për vërshëllimat e tifozëve në drejtim të tij që ishin bërë në ndeshjet e kaluara, ndërsa mbrëmë ato munguan.
“Vërshëllimat e tifozëve? Po ta isha tifozë do ta vërshëlleja edhe unë vetën. Kam pasur një stinor të dobët dhe tani jam mirë dhe po mundohem të jap më të mirën për këtë fanellë”.
“Ishte një ndeshje e bukur kjo ndaj Cagliarit dhe i donim tri pikët që në fund u arritën falë një paraqitje të mirë të skuadrës”, tha Hernanes.
Juventus pas fitores 4:0 ndaj Cagliarit është rikthyere si lidere në Serie A me 12 pikë të tubuara pas pesë ndeshjeve. /Telegrafi/