Sa janë të rëndësishme rrjetet sociale për ju?
A jeni nga ata njerëz që kontrolloni çdo disa minuta për të parë se çfarë ka të re në Instagram apo mund të kalojnë ditët derisa të hyni prapë në rrjetet sociale?
Varësia psikologjike ose e sjelljes nga platformat e mediave sociale mund të rezultojë në dëmtime të konsiderueshme të funksionit të një individi në fusha të ndryshme të jetës për një periudhë të zgjatur.
Megjithëse shumë njerëz zakonisht përdorin media sociale, shumë pak janë të varur vërtet.
Nëse shqetësoheni se dikush mund të rrezikojë të krijojë një varësi ndaj mediave sociale, bëjini vetes këto gjashtë pyetje:
A ai / ajo kalon shumë kohë duke menduar për mediat sociale apo duke planifikuar të përdorë mediat sociale?
A ndjen ai / ajo shtysë për të përdorur mediat sociale gjithnjë e më shumë?
A përdor ai / ajo rrjetet sociale për të harruar problemet personale?
A përpiqet ai / ajo shpesh të zvogëlojë përdorimin e mediave sociale pa sukses?
A bëhet ai / ajo i shqetësuar ose i trazuar nëse nuk është në gjendje të përdorë rrjetet sociale?
A i përdor ai / ajo mediat sociale aq shumë sa të kenë ndikuar negativisht në punën ose studimet e tij / saj?
Nëse shënoni më shumë se gjysmën e pretendimeve në këtë provë, ju jeni një fanatik absolut për mediat sociale. /Telegrafi/