Telegrafi

Nëse Hakan Sukur arrestohet, ky është dënimi që e pret

Hakan Sukur rrezikon të dënohet me katër vjet burg, nëse arrestohet nga autoritetet turke.

Turqia ka lëshuar urdhër arrest për ish sulmuesin e Përfaqësueses, Hakan Sukur si pjesë e hetimeve për tentimin e dështuar për grusht shtet kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Sukur akuzohet nga prokurorët se: “është anëtar i një grupi të armatosur terrorist”, duke iu referuar organizatës me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me udhëheqësin Fethullah Gulen, të cilin në Ankara e konsiderojnë se qëndron pas tentimit për grusht shtet, raporton agjencia e lajmeve turke, “Anadolu”, përcjell Lajmi.net.

Sukur rrezikon të dënohet me katër vjet burg.

Por, ai dhe familja e tij besohet se janë larguar nga Turqia për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vitit të kaluar.