Nëse deri me 17 maj në Maqedoni nuk ekstradohet ish-shefi i Drejtorisë së pestë të DSK-së, Goran Grujevski, do të gjykohet me procedurë të veçant, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë e tha gjykatësja Gjeneta Bektoviç në seancën e sotme për lëndën “Thesari”, për keqëpërdorim financiar në blerjen e softverëve në MPB. Ajo e udhëzoi avokatin Petar Vasilev të ofrojë një prokurorë për përfaqësim të Grujevskit brenda 15 ditësh, përndryshe gjykata do t’i japë atij një avokat të veçantë.
Kjo është hera e dytë që anulohet seanca përshkak mungesës së Grujevskit në lëndët “Shënjestra-Fortesa”, lëndët për dëgjim të përgjithshëm, i cili ishte shtyrë dhe u planifikua për më 15 maj.
Të akuzuart në këto lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-komandat i departametit të pestë, Goran Grujevski, i cili është i në paraburgim në Greqi, ish shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ndihmës-ministri në MPB dhe ish anëtar i bordit drejtues të Telekom, Nebojsha Stajkoviç, me arsyen se kanë keqpërdorur parat e shtetit për blerje e pajisjeve dhe pasurim personal. Bëhet fjalë për akuzë dhe keqpërdorim të parave për blerjen e softverëve nga jashtë shtetit për nevojat e departamentit të pestë. /Telegrafi/